Profesori Zejnullah Gruda: Nuk ka komb kosovar (Video)

“Nuk mund të ketë komb kosovar, por vetëm shtetas të Kosovës”. Kështu ka deklaruar profesori i së drejtës ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, në emisionin CODEX të KTV-së.

I pyetur rreth tezës së kombit kosovar, Gruda ka thënë se ata që avokojnë këtë tezë, e kanë të vështirë ta mbrojnë atë, pasi që nuk mund të ketë komb kosovar, ashtu siç nuk ka pasur komb sovjetik, apo siç nuk ka as sot komb spanjoll.

Këto qëndrime, Gruda i ka mbajtur duke komentuar librin e autorit italian të shekullit të XIX-të, Pasquale Fiore, “Traktat i të Drejtës Ndërkombëtare Publike”, të cilin ai e kishte sjellë si mysafir në emisionin CODEX të Kohavision-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *