Mikena: Kamzhiku i historisë

Në rrëfimin e Homerit për Luftën Trojane, Troja ka fatin e keq që sulmohet jo nga një shtet i vetëm grek, por nga një konglomerat ushtrish të mbledhura nga i gjithë rajoni. Për të gjithë këtë, një qytet i veçantë duket se ka luajtur një rol veçanërisht të rëndësishëm në konflikt – dhe ky është Mikena, e udhëhequr nga Agamemnoni i frikshëm. Si vëllai i Menelaut, burri i tradhëtuar i Helenës së Trojës, është Agamemnoni që drejton forcat e bashkuara greke, në sulmin e tyre kundër Trojës.

Në këtë drejtim, ekziston çdo mundësi që legjenda e Homerit po reflektonte realitetin: Mikena ishte fuqia dominuese në Greqinë jugore në kohën e Luftës Historike të Trojës, dhe kishte mjetet për të bërë luftë në shkallë masive.

Gërmimet në vendin e Mikenës – rreth 95 milje në jug-perëndim të Athinës – kanë zbuluar dëshmi të një kështjelle të fuqishme, të dominuar nga një pallat i madh. Sistemet e përballimit të përmbytjeve, një rrjet kompleks rrugor dhe qeramika të importuara nga bota greke, lënë të kuptohet se kjo ishte një kulturë vërtetë e përparuar.

Por ndoshta më domethënëse është ajo që arkeologët kanë gjetur në varret e sundimtarëve të Mikenës: armatime të zbukuruara, të shoqëruar nga deri 50 shpata. Kjo ishte një kulturë luftëtare, e cila – gjatë kulmit të fuqisë së saj (1400-1100 para Krishtit) – nisi sulme kundër Egjiptit dhe Hitejve të Anadollit, ndërsa kolonizoi kudo, nga Kreta deri në disa pjesë të Italisë kontinentale.

Mund të ketë qenë gjithashtu një kulturë me një motiv shumë të ngutshëm për të sulmuar Trojën. Rreth kohës së Luftës së Trojës, Mikenasit ndërmorrën një projekt ndërtimi masiv në qytetin e tyre, pasi donin që pothuaj të dyfishonin madhësinë e zonës së fortifikuar. A mund të kenë sulmuar trojanët e pasur, për të gjetur financime për ndërtimin? Cilëtdo qofshin motivet e tyre, Mikenasit do të korrnin atë që mbolliën, sepse – rreth vitit 1100 para Krishtit – kështjella e tyre u shkatërrua, ndoshta Dorjanët prej veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *