Ja pse me LDK-në në këto zgjedhje…

Shkruan: Shkelzen Xhaferi

Ja pse me LDK-në në këto zgjedhje…

I madhi dhe i papërsëritshmi PRESIDENTI Ibrahim Rugova ka thënë:
Durim dhe vullnet të mirat vijnë pastaj!\

Besoj që LDK-ja ka duruar mjaftueshëm ndër vite dhe gjithashtu besoj që LDK-ja ka treguar që ka vullnet për ta ndryshuar dhe zhvilluar Kosovën!

Të gjitha reformat ekonomike nga njerëz profesionist dhe që u vlersuan nga organizatat ndërkombëtare…(shiko ranglistën e ATK-së, Doganës, të bërit biznes, niveli i korrupsionit, falja e borxheve, kuponët fiskal etj.)

Në popull është fituar përshtypja që LDK-ja ka qenë parti e “pleqve”, mirëpo në këtë mandat është dëshmuar e kundërta..(shiko ministrat e zëvendësministrat e këshilltarët, si Avdullah Hoti, Arban Abrashi, Hykmete Bajrami, Valon Murtezaj, Kujtim Shala, Safet Kamberi, Xhafer Tahiri, Sokol Havolli, Rita Hajzeraj, Faton Peci etj etj etj.)
A nuk është dëshmi që ka mjaftueshëm rini të shkolluar dhe edukuar në LDK??

Çka fitoj unë nëse fiton LDK-ja?!
Një pytje e shpeshtë e drejtuar nga qytetarët ?

Duhet ndryshuar këtë praktikë të instaluar para këtyre mandateve, nuk fiton Ti ose Ai ose djali i atij mirëpo do të fitojnë të gjithë pa dallim.LDK-ja ka dëshmuar që nuk e shikon Kosovën si dukagjinas e si drenicak apo prishtinas, ju kujtoj se Drenasi e ka pasur buxhetin më të lartë pas lufte, gjithashtu Deçani, Mitrovica, Gjilani etj sepse këtë e ka mundësuar stabiliteti buxhetor dhe menaxhimi i mirë i parasë publike.

LDK dhe partnerët ndërkombëtar…

T’ua kujtoj se kryeministri Mustafa ka qenë kryeministri më i pritur jo vetëm në Europë,(shiko deklaratat e kancelares Angela Merkel për partneritetin Gjermani-Kosovë)
FMN deklarojke sa herë qendrojke në Kosovë :” Jemi shumë të kënaqur me stabilitetin dhe punen serioze nga institucionet e Kosoves”!

-Paramendoni vetem dy vite e gjysme qeverisje të gjitha keto te arritura!
Si duket dikuj pi pengon zhvillimi i Kosoves,punësimi dhe rritja e rrogave sepse tani nuk munden te blejnë vota e shantazhojnë!

-Të dashur bashkëvendas besoj ka mjaftueshëm fakte dhe kuadro e vlera që gjinden brenda 120 kandidatëve për deputet të LDK qe kanë me ndryshu Kosoven për të mirë!/politika.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *