Elita e SHBA e braktisi ëndrrën amerikane. Trump është pasoja e tmerrshme

Dikur nxënësit mësonin ta donin vendin e tyre dhe institucionet e tij, tanimë ata janë të ngarkuar me historitë e fajeve kombëtare

Screen Shot 2016-03-13 at 20.29.08

Nga Janet Daley

Deri në fund të kësaj jave, ne do të kemi mësuar nëse një narcisist infantile, do të jetë kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara. Donald Tramp, i cili nuk është zgjedhur kurrë në një detyrë shtetërore, që ka pohuar se do të ndërtojë një mur 2000 miljesh përgjatë kufirit kombëtar, dhe që nxit forcat ushtarake amerikane të kryejnë krime lufte, duket të jetë favoriti kryesor për këtë kandidaturë.

Pati një moment historik pak kohë më parë, kur dukej se republikanët kishin një mori talentesh, fytyra të freskëta politike në mesin e kandidatëve të tyre të ardhshëm, siç qe parë prej një brezi. Në kontrast me kandidaten thuajse të përcaktuar të demokratëve, Hilari Klinton – e cila ishte e ngarkuar me bagazhin e neveritshëm personal, si dhe peshën e zhgënjimit me administratën Obama – republikanët kishin një grup njerëzish me mesazhe stimuluese, biografi interesante

dhe një përzierje të shëndetshme etnike dhe klasore.

Kur demokratët do të ofronin një fytyrë tepër të njohur, të lodhur, jo shumë të pëlqyeshme,, republikanët kishte disa yje të rinj që dukeshin bindshëm si e ardhmja. Pastaj në skenë hyri Tramp – një gojëndyrë që nuk di asgjë, dhe që gjithësesi po përpiqet të imponojë synimin e tij për t’u bërë president i ardhshëm i SHBA-së.

Mesazhi i tij i vetëm ishte një tërbim i pakufi, i ngjashëm me karakterin e Hauard Bejlit tek filmi “Rrjeti”, i cili gjeti një mënyrë të sigurtë për të rritur kreditet e veta, duke e ditur se kjo do të nxiste zemeratën dhe vetë-keqardhjen tek publiku. Dhe, Zoti na ruajt, kjo funksionoi. Edhe nëse është tepër vonë për të ndaluar këtë buldozer të tmerrshëm, është shumë e rëndësishme për të kuptuar pse ndodhi. Përndryshe gabimet që mund të bëhen në interpretimin e fenomenit, mund të jetë po aq të rrezikshme sa vetë ky personazh.

Në mënyrë konfuze, shkaku i rritjes së Tramp është i madh dhe i vogël në të njëjtën kohë, më shumë dhe më pak rëndësi se sa duket. Mund të jetë një reflektim i zemërimit të vërtetë dhe frustrimit popullor, por kjo gjendje e zymtë nuk është shkaktuar nga ndonjë krizë unike dhe e paparë në mesin e punëtorëve të klasës së ulët dhe të mesme amerikane. Pakënaqësia me kushtet ekonomike dhe sociale, në të cilën e gjejnë veten të mbërthyer shumë votues, nuk është diçka e paparë në përvojën historike amerikane.

Kjo nuk është as diçka e re për brezin aktual:tkurrja e industrisë amerikane që ka prodhuar stanjacionin dhe rënien e prosperitetit të sigurtë, kanë qenë të vazhdueshme prej së paku 30 vjetësh. Nëse ka realisht një tërbim papritur të papërmbajtshëm dhe gjithëpërfshirës të popullsisë, ajo nuk është shkaktuar nga diçka e çuditshme dhe e panjohur.

Natyrisht, zemërimi që vlon për një kohë të gjatë, mund të përthejë me një forcë të papritur. Por është më e besueshme që Tramp të shihet jo si Mesia i shumëpritur, që guxon të shprehë shqetësimin legjitim të masave, por si një oportunist vulgar i cili është thjesht duke shfrytëzuar pakënaqësitë dhe zhgënjimet e ndryshme, që çdo shoqëri e lirë i prodhon në mënyrë ciklike.

Ashtu si Haurd Bejli ulëret, ”Unë jam i çmendur si djalli dhe do të mbërrij atë që dua”, Tramp ka kapitalizuar paqëndrueshmërinë e mundshme të turmave. Dhe, si shumë demagogë para tij, ai shfrytëzon në mënyrë specifike urrejtjen dhe frikën ndaj të huajve – meksikanëve “përdhunues dhe tregtarë droge” që përmbytin kufirin, dhe myslimanët e huaj, të cilët ai nuk do t’i lejojë të hyjnë në vend (me sa duket edhe ata janë ambasadorët e Egjiptit dhe Jordanisë në OKB). Natyrisht zemërimi lind zemërimin:një kundër-demonstratë që degjeneroi në dhunë, e detyroi të anulojë një tubim në Çikago këtë fundjavë.

Por në qoftë se nuk janë privimet e reja ekonomike që e prodhojnë këtë valë të Tramp-manisë, atëherë çfarë qëndron pas saj? Ekziston një argument, sipas të cilit politika e turpshme e jashtme e Obamës që ka penguar ndikimin dhe udhëheqjen e Amerikës në botë, mund të jetë drejtpërdrejti përgjegjëse për suksesin e temës “ta bëjmë sërish Amerikën të madhe”.

Kjo do të ishte e besueshme, po të mos qe për faktin se Tramp e paraqet veten hapur si një izolacionist që ka kundërshtuar ndërhyrjet e huaja të doktrinës Bush, dhe që beson se madhështia e Amerikës qëndron para së të gjithas për njerëzit në vend – të cilët janë ende jashtëzakonisht rezistentë për të parë më shumë trupa që rrikthehen nga Lindja e Mesme.

Larg nga sfidimi i agresionit të Putinit, ai e vlerëson atë si një “lider të forte”, dhe kërcënimi që ai identifikon tek Kina nuk është prania e saj ushtarake në rritje, por eksportet e saj të lira, mbi të cilat ai dëshiron të vendosë një tarifë. Presidenti Obama mund të jetë tani i shqetësuar mbi trashëgiminë e tij në aspektin global (e cila është arsyeja pse ai dëshiron të fajësojë mbi gjithçka që shkoi gabim Dejvid Kameronin), por elektorati amerikan është shumë i lumtur që ai u tërhoq nga bota. Në fakt, Marko Rubio – talenti më i shquar i këtyre kandidatëve – me siguri ka vuajtur për shkak të mbështetjes së tij ndaj ndërhyrjeve ushtarake të Bushit.

Pra, nëse nuk nuk janë vështirësitë ekonomike, pasi nuk janë diçka e re, dhe as tkurrja e ndikimit të SHBA-së në botë, sepse shumica e amerikanëve nuk janë shumë të shqetësuar shumë nga kjo – çfarë po e ushqen revoltën në masë të votuesve? Çfarë, siç do të thoshte zoti Tramp, po ndodh?

Dy gjëra ia vlejnë të përmenden, njëra prej tyre e madhe dhe kozmike, tjetra mjaft e vogël dhe teknike. E vogla ka të bëjë me menaxhimin e partisë:pas përmbyjes elektorale që do të sjellë kandidatura e Tramp, republikanët do të duhet të imitojnë sistemin e Partisë Demokratike në të cilën udhëheqja e partisë të ketë më shumë kontroll mbi emërimin, përmes një sistemi të super-delegatëve (kongresmenë, senatorë, të vjetrit partisë dhe qeveritarët), të cilët nuk janë të lidhur me zgjedhjet paraprake. Do të bëhet tmerrësisht e qartë se partia duhet të zgjidhë vështirësitë e saj të brendshme dhe të shfaqë lidershipin e vet.

Gjeja me e madhe dhe më interesante që ndodh ndonjëherë, vjen nën titullin e papërshtatshëm të “korrektësisë politike”, por në fakt është shumë më e madhe se çdo përkufizim rreth fjalëve të papërshtatshme. Ka patur një epokë të kujtesës së gjallë, kur krenaria kombëtare dhe patriotizmi ishin elementë të jetës së përditshme në SHBA. 

Tashmë, ndërsa nxënësit e shkollave amerikane mund të zotohen ende për besnikëri ndaj flamurit, dashuria e pafajshme (ose naive në varësi të këndvështrimitm tuaj) për vendin nuk është më e kultivuar tek fëmijët e çdo brezi siç qe dikur. Kjo mund të mos ketë qenë një gjë e keqe – në veçanti nga perspektiva evropiane e mosbesimit – sikur të mos përfshinte degradimin e vetive të paçmuara të arsimit mbi procesin deokratike dhe institucionet që e përfaqësonin atë. Ka patur një kohë kur amerikanët ishin mësuar me kontrollin rrigoroz mbi mënyrën se si punonte qeveria e tyre, si dhe parimet e shenjta të Kushtetutës së tyre. Fillonte me një leksion në shkollën fillore:Qeveria ka tri degë – legjislativi që harton ligjet, ekzekutivi zbaton ligjin dhe gjyqësori interpreton ligjin. Deri në fund të shkollës së mesme, ajo ishte e edukata qytetare e duhur, që përfshinte pjesëmarrjen masive në një projekt politik- regjistrimin e votuesve, lobimi për një të drejtë, apo angazhimi në fushatën e një kandidati.

Krahas kësaj, ishte studimi i dokumenteve të mëdha:Deklarata e Pavarësisë, preambula e Kushtetutës (“Ne populli…”), Fjalimi i Getisbërit ( “Qeveria e popullit, nga populli, për popullin”). E gjitha kjo është parë si fillesa e asaj që thuhej pa rezerva, se SHBA ishte vendi më i madh në tokë, i krijuar dhe mbështetur nga vullneti i popullatës së vet. Me njohuritë, u krijua një ndjenjë e përgjegjësisë.

E pra, ajo nuk është zhdukur tërësisht. Por sigurisht që peshon kundërshtia që shumë përkrahës të Tramp do të shohin tek një elitë urbane intelektuale – dhe veçanërisht një institucion arsimor – dhe që është e fiksuar me fajet kombëtare:skllavërinë dhe më pas segregacionin, trajtimin e indianëve amerikanëve, dhe ekseset e ndryshme të militarizmit amerikan. Sado  justifikuar kjo eautokritikë, ajo është shndërruar në një vetë-urrejtje duke lënë një elektorat të furishëm me ndjesinë se SHBA-ja nuk është më vendi që ata dikur e quanin si të tyren.

“The Daily Telegraf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *