BERZH-i ofron mbështetje për sektorin privat në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ofron përkrahje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë.

Zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje, BERZH-i do të mbështesë sektorin privat dhe Qeverinë e Kosovës në disa sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky memorandum buron nga Strategjia e BERZH-it për Kosovë për periudhën 2017-2020 që është aprovuar në Bordin e BERZH-it në nëntor 2016. Strategjia ka tri shtylla kryesore: zhvillimin e sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, BERZH-i deri më tani ka investuar në Kosovë 227 milionë euro në 51 projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *