Alarmi i organizatës humanitare: Një epidemi e madhe kolere po përhapet me shpejtësi

Një epidemi e madhe kolere po përhapet me shpejtësi në Jemen, ka ngritur alarmin organizata humanitare “Save the Children”.

Pothuajse 250 persona kanë vdekur nga sëmundja brenda këtij muaji, ndërkohë që qindra raste të dyshuara raportohen çdo ditë, raporton “BBC”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundja po përhapet në një shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta për shkak të ndotjes së ujit.

“Save the Children” ka shprehur frikën se mijëra njerëz mund të vdesin nga epidemia e rrezikshme, dhe tha se më shumë se dy milionë fëmijë të kequshqyer janë në rrezik.

Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, ka qenë zona që është prekur me shume, dhe ka shpallur gjendjen e emergjencës javën e kaluar. /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *